Tubim masiv i AAK-së në Dubovik, Ramush Ahmetaj merr mbështetje

24 janar 2025 | 22:34

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, i është bashkuar sonte një tubimi masiv në Dubovik me strukturat e AAK-së, ku ishin të pranishëm edhe kandidatët e tjerë për deputetë nga kjo parti.

Ai ka thënë se mbështetja e qytetarëve është energji shtytëse për realizimin e projektit të AAK-së kombëtar – anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO, për një siguri të përhershme dhe jetë më të mirë për të gjithë.

“Tubim masiv sonte në Dubovik me strukturat e AAK-së, kandidatët për deputet, përkrahje e madhe, entuziazëm, bashkim shpirtëror i banorëve të Dubovikut në përkrahje të koalicionit ‘Për Kosovën Fituese’, në përkrahje të liderit tonë për Kryeministër të Kosovës z. Ramush Haradinaj. Faleminderit Dubovik që jeni kaq të vendosur për ndryshimin e madh. Bashkë me juve banorë të çmuar të Dubovikut po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Mbështetja juaj është energjia jonë shtytëse për realizimin e projektit tonë kombëtar-anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO, për një siguri të përhershme dhe jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj…