
Tubimet përmbyllëse të partive politike
08 shkurt 2025
| 08:29
Sot, disa prej subjekteve politike mbyllin fushatën zgjedhore, teksa nesër, 9 shkurt, mbahen zgjedhjet parlamentare.
Në ora 13:30, në Pejë, AAK me partnerët e koalicionit mbajnë tubimin përmbyllës.
Nga ora 16:30, është PDK ajo që përmbyll fushatën zgjedhore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Po në Prishtinë, na ora 18:00, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së mban tubimin përmbyllës në sheshin “Skënderbeu”.