Tubimi i AAK-së në Deçan, Ahmetaj: 137, rruga drejt fitores më 9 shkurt
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka shkruar për tubimin e kësaj partie në Deçan.
Ai ka thënë se numri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 137, nuk është vetëm numër por është energji motivuese për secilin që mendon fuqishëm për të nesërmen e lumtur dhe të ardhmen e sigurt.
“Deçani vendi ku u morën vendime të mëdha historike, e ku më 9 shkurt nga ky tubim kaq i madh, qytetarët e Deçanit do ta votojnë unanimisht Koalicionin ‘Për Kosovën Fituese’ 137, do të votojnë Ramush Haradinaj për kryeministër të Kosovës, liderin më stabil dhe më të mirë që njeh Kosova. Votoni 137 për të ardhmen e juaj dhe brezit të ri, në rrugën drejt suksesit”.
“Projektet tona për të ardhmen janë për qytetarin. Projektet tona, programin tonë, rrugën drejt fitores e diskutuam këto ditë në takimet e shpeshta që patëm nëpër të gjitha fshatrat e Komunës së Deçani. Votoni Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës 137, kjo është rruga drejt Fitores! Faleminderit prej secilit që na premtuat përkrahjen dhe votën tuaj më 9 shkurt. Vota e secilit prej jush përcakton fatin e Kosovës për ndryshimin e madh progresiv, për një Kosovë më shumë mundësi e jetë më të mirë”, ka thënë Ahmetaj.