Tubimi në Istog, Limaj godet Kurtin: Vuan nga kompleksi i së kaluarës, me Kosovën fituese vendi kthehet drejt zhvillimit

28 janar 2025 | 20:12

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë në tubim elektoral në Istog.

Ai ka thënë se Istogu e Dukagjini janë vendosur për ndryshim, për Kosovën fituese, veçVEPRA.

E Limaj për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se vuan nga kopleksi i së kaluarës.

“Istogu e Dukagjini të vendosur për ndryshim, për Kosovën fituese, veçVEPRA! Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për rreshtim dhe bashkim, për burra dhe gra me mendim racional, me qëllimin e vetëm: zhvillimin dhe avancimin e vendit”.

“Kosova për katër vjet ka qenë e ekspozuar ndaj rrezikut nga ata që vuajnë nga kompleksi i të kaluarës, ata që asnjëherë nuk kanë ditur e as nuk kanë guxuar të ngrihen për të mirën e vendit. Me koalicionin për Kosovën fituese, vendi kthehet drejt zhvillimit ekonomik, drejt anëtarësimit në NATO dhe pavarsisë energjetike”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga LDK, Xhafer Gashi, së bashku me…