Tuchel: Bellingham duhet të jetë më i disiplinuar

23 mars 2025 | 17:12

Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, duhet të luajë me më shumë disiplinë në mënyrë që të ketë ndikimin maksimal në momentet vendimtare, tha trajneri Thomas Tuchel.

21-vjeçari ka shënuar 11 gola për Real Madridin këtë sezon dhe ka realizuar gjashtë herë në 41 paraqitje me Anglinë.

I pyetur nëse Bellingham po përpiqej të bënte shumë në Euro 2024, Tuchel u përgjigj: “Po, ai është gjithmonë i gatshëm të japë gjithçka, por ne duhet ta ndihmojmë që brenda një strukture të luajë më ekonomikisht dhe të ketë të njëjtin ndikim, ose ndoshta edhe më shumë. Duhet të sigurohemi që liderët – dhe ai është një prej tyre – si dhe lojtarët kryesorë të ecin në të njëjtin drejtim, të luajnë me të njëjtin ritëm dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Dhe ndoshta të jenë pak më të disiplinuar, për të kursyer energji për momentet vendimtare”.

Tuchel vuri në dukje se Bellingham gjithmonë dëshiron të jetë i përfshirë.

“Ai e do komunikimin me arbitrin dhe gjyqtarët anësorë”, shtoi tekniku.

“Është një lojtar shumë emocional sapo hyn në fushë dhe shihet qartë që e urren humbjen dhe bën gjithçka që duhet për ta shmangur atë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite tha më 23 mars se ka rrëzuar një…