Tuchel: E duam Mullerin në skuadër edhe sezonin tjetër

24 nëntor 2023 | 14:00

Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Tuchel është i bindur se veterani Thomas Muller nuk duhet të tërhiqet nga futbolli.

Tekniku i gjigantëve të Gjermanisë theksoi së fundmi se 34-vjeçari mund të vijojë të luajë në nivele maksimale dhe ndaj është i mirëpritur për të qëndruar në Bayern edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ne e duam Mullerin në skuadër. Është e qartë edhe nga ana e vetë lojtarit, ai kërkon të luaj ende futboll. Pastaj nuk e kuptoj se cila është arsyeja që ai të mos vazhdojë në këto nivele të larta që është paraqitur aktualisht? Jam i bindur se mund ta bëjë këtë edhe për sezonin tjetër. Unë e shoh atë të stërvitet dhe të ndjehet shumë mirë. Mulleri është një ikonë e këtij klubi dhe ka respektin tonë maksimal”, ka thënë Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët në fuqi të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani…