
Tuchel flet për rikthimin në detyrën e trajnerit
30 tetor 2022
| 14:32
Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet shumë shpejtë në stolin e trajnerit.
Ai ka pranuar se ka oferta nga disa klube, por ende nuk ka marrë një vendim final për të ardhmen e tij.
“Nuk kam marrë ende një vendim. Tani është koha që unë të bëj një pushim”, ka thënë Tuchel për “Sport Star”.
Ai ka shtuar se disa klube e kanë kontaktuar agjentin e tij, por ata kanë rënë dakord mos ta shqetësojnë së paku edhe për 18 ditët e ardhshme.
“Disa klube kanë thirrur menaxherin tim, por ne ramë dakord që ai të mos më thërriste këtu për këto 18 ditët e fundit”, ka shtuar gjermani.
Kujtojmë që Tuchel së fundmi u shkarkua nga pozita e trajnerit të Chelsea.