Tuchel: Humbëm nga gabimet tona

21 prill 2022 | 12:42

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel fajëson gabimet e shumta skuadrës së tij për humbjen me Arsenalin.

Trajneri gjerman ka vlerësuar se Chelsea bëri gabime të tilla edhe në ndeshjet tjera kundër Realit të Madridit dhe Brentfordit.

“U shënuan 6 gola dhe ne humbëm 4-2. Bëmë shumë gabime dhe e ftuam kundërshtarin të shënonte. Nuk më kujtohet ndonjë gabim në favorin tonë të këtij kalibri. Nuk i fitojmë ne këta gola, por i dhurojmë dhe e bëjmë në ndeshje radhazi. Fakti që barazuam dy herë dhe e hodhëm sërish ndeshjen në erë është zhgënjyes. Arsenali e ndryshoi taktikën tri herë, provuam edhe ne. Por duke bërë gabime individuale dramatike si te goli i parë, i dytë dhe i katërt, është shumë e vështirë të luash kur i ke dhënë avantazhin 3-0 kundërshtarit. Këtë bëmë edhe ndaj Realit të Madridit dhe Brentfordit. Lukaku? Nuk më intereson të flas për paraqitje individuale pas paraqitjeve të tilla”, ka thënë Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë prerazi gjatë fjalës…