Tuchel: Kam ardhur në kohë të pazakontë, por duam të fitojmë trofe
Bayerni Munchen do të luajë të shtunën një super duel ndaj Borussia Dortmundit. Thomas Thucel ka nisur aventurën në krye të bavarezëve, teksa kjo do të jetë dhe ndeshja debutuese për të.
Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, “verdhezinjtë” udhëheqin kampionatin me një pikë më shumë se “bavarezët” dhe padyshim kjo përballje do të vendosë shumë për titullin kampion.
Pas prezantimit zyrtar, trajneri i ri Thomas Tuchel doli edhe në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes. 49-vjeçari qëndroi për dy sezone në krye të Dortmundit, por pa mundur të konkurronte Bayernin e Munich në luftën për titullin kampion.
“Kam besim të plotë te ekipi. Lojtarët janë mësuar të luajnë sfida të mëdha. E nis aventurën tim te Bayerni në muajin prill, me një pikë prapa liderëve në Bundesligë. Jemi në çerekfinalet e kupës dhe gjithashtu luftojmë edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve. Pra jemi në garë për çdo titull. Ky është fokusi ynë. Është e vërtetë se është një kohë e pazakontë për të ardhur në një klub si Bayerni, por ne do të bëjmë maksimumin për ta mbyllur sa më mirë sezonin”, ka thënë Tuchel.