Tuchel: Lojtarët ishin të vendosur për ta fituar Ligën e Kampionëve
Chelsea ka fituar Champions Leaguen për herë të dytë në histori duke e mposhtu Manchester Cityn në finale me rezultat minimal 0:1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 42-të nga Havertz.
Një nga më meritorët për këtë arritje të madhe është pa dyshim trajneri, Thomas Tuchel.
Pas ndeshjes ai u shpreh shumë i emocionuar, teksa tha se e ndjente se kjo do të ndodhë.
“Të ndash atë me të gjithë është e pabesueshme. Ne e arritëm atë. Uau. Unë nuk di çfarë të them”, ka thënë Tuchel.
“Unë jam mirënjohës që arrita për herë të dytë [në finale]. Ndihesha ndryshe. Unë e ndjeva atë që po vinte”.
“[Lojtarët] ishin të vendosur për ta fituar këtë. Ne i inkurajuam të gjithë. Ishte një lojë e vështirë fizikisht. Ne duhej të ndihmonim njëri-tjetrin”, ka shtuar Tuchel.