Tuchel: Luftuam për tripletë, por dështuam

13 maj 2024 | 15:51

Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Tuchel, u pa mjaft i qetë në ndeshjen e fundit përpara tifozërisë bavareze. Ai u shpreh se ata bënë gjithçka për të fituar të gjitha trofetë e mundshëm ku u prezantuan, por nuk ia dolën, duke u kthyer në ciklin 2011-2012, mbylljen e sezonit pa trofe.

“Grupi ishte në gjendje të përmbyste momentin e vështirë gjatë muajt shkurt, duke konkurruar deri në minutat e fundit në gjysmëfinalen e Ligws sw Kampionëve kundër Realit. I befasuam për mirë edhe kritikët më të mëdhenj. Di të them se luftuam për tripletë, por rrugës na penalizuan shkaqe të ndryshme”, ka thwnw Tuchel.

“Jam krenar për rrugëtimin tonë gjatë këtij sezoni, ndonëse nuk fituam asnjë trofe. Duhet ta shikojmë gotën gjysmë plot. Reagimi i skuadrës me Wolfsburgun ishte i duhuri. Lëndimet na kanë shkaktuar shtrenjtë, por talentet prezantuan veten kundër Wolfsburgut. Përgjatë 20′ të para, ekipi demonstroi dominim absolut. Përgëzoj Zvonarek, i cili shënoi gol në debutimin si titullar. Gorezka po ashtu meriton duartrokitje. Ky takim le të shërbejë si provë për të bindur Nagelsmanin se përse Leon është i rëndësishëm në shërbim të ekipit”, ka shtuar Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka dhënë detaje nga zbatimi…