Tuchel: Lukaku është një lider demokratik

23 gusht 2021 | 10:42

Në fund të ndeshjes së fituar kundër Arsenalit, trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel vlerësoi performancën e blerjes së verës, Romelu Lukaku, i cili shënoi në debutimin e tij me fanellën e bluve.

“Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi Lukaku është integruar. Është djalë shumë inteligjent, i pëlqen të jetë në grup dhe është një udhëheqës shumë demokratik. Ai flet me të gjithë, është shumë i përulur dhe miqësor.

Romelu i jep lojës sonë gjëra që nuk i kishim më parë, nuk mund të kishte fillim më të mirë për të. Ai kontribuoi me pasime të shkëlqyera, është një fillim i mirë”, ka deklaruar Tuchel. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores së talibanëve, Ankaraja po përgatitet për imigrim masiv.…