Tuchel përplaset me kryeministrin Johnson, shkak Abramovichi

15 mars 2022 | 15:57

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka vënë në pikëpyetje prioritetet e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pasi ky i fundit iu bëri thirrje tifozëve të Chelsea që të ndalin thirrjet pro-Roman Abramovich.

Qeveria britanike ka vendosur sanksione kundër ish-pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, pas agresionit rus në Ukrainë, duke bërë që klubi tashmë të jetë në pritje të një pronari të ri.

Gjithsesi, pasur parasysh impaktin që oligarku rus ka pasur në historinë e Chelseat, tifozët po thërrasin emrin e tij nëpër stadiumet ku po luan Chelsea.

Kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit Boris Johnson, i cili ka thënë se tifozët nuk po bëjnë gjënë e duhur në këtë kohë, dhe se ata mund ta shprehin suportin e tyre në forma të ndryshme.

Kryeministri i Britanisë së Madhe thirrje tifozëve të Chelsea për të ndaluar thirrjet pro-Abramovich

Këtyre deklaratave u ka reaguar Thomas Tuchel, duke thënë se çështja e tifozëve të Chelseat dhe thirrjeve të tyre nuk duhet të jetë prioritet për parlamentin britanik, në këtë kohë krize.

“Kam dëgjuar për këtë. Sapo dëgjova, disa minuta më parë. Nuk e di nëse në këtë kohë është gjëja më e rëndësishme për t’u diskutuar në parlamentin e tyre”, ka thënë Tuchel.

“Nuk e di nëse fakti që thirrjet e tifozëve diskutohen në parlament do të thotë se ne duhet të shqetësohemi për prioritetet e tyre. Por, në rregull, nuk ka nevojë për koment nga ana ime. Kemi gjëra më urgjente për të diskutuar dhe zotëruar”, shtoi trajneri gjerman.

Chelsea thuhet se ka pranuar tashmë ofertën e parë për blerjen e klubit. ‘Saudi Media Group’ kanë ofruar rreth 3 miliardë euro për blerjen e klubit, por kjo ofertë duhet të shqyrtohet edhe nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 1.4 milion fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga…