Tuchel: Prisja më tepër kunder Copenhagenit
Ndalesa surprizuese ndaj Copenhagenit e prishi serinë prej 17 fitoreve të njëpasnjëshme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por nga krahu tjetër, ata duhet të kënaqen me faktin se e dërgojnë në 39 numrin e prezencave në këtë fazë që s’njohin humbje.
Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Tuhel pas këtij barazimi të zbehtë është përpjekur të mbrojë grupin, në një çast kur sigurimi i kualifikimit që sfidën e kaluar, mund të justifikojë rezultatin.
“Kemi luajtur mirë. Ne luftuam për të mbajtur trenin e fitoreve në Ligën e Kampionëve edhe takimin e fundit. Do gënjeja nëse do thosha se na mungoi dëshira. Ishim disi të ngurtë. Prisja më tepër grintë nga ekipi. Doja të shikoja një grup më të zellshëm në daljet dhe manovrat ofensive. Skena e penalltisë është histori më vetë”, ka deklaruar Tuchel.