Tucheli: Bayernin e refuzova për ketë arsye
Thomas Tuchel ka zbuluar se Bayern Munichu kishte tentuar ta emëronte atë trajner pak para se ai t’i bashkohej Paris Saint-Germainit në fillim të këtij viti.
Tuchel thotë se Bayerni u vonua, pasi ai tashmë e kishte ndarë mendjen për t’u larguar nga kampionati gjerman. Ish-trajneri i Borussia Dortmundit pushoi një vit pasi u largua nga “Signal Iduna Park” dhe iu rikthye futbollit në maj të 2018-s kur nënshkroi kontratë dyvjeçare me PSG-në. 45-vjeçari ka vendosur rekord të ri të klubit parisien pasi i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e para në Ligën 1. Tuchel ka thënë për L’Equipe se oferta e Bayern Munichut kishte ardhur tepër vonë.
“Me Bayernin kam pasur vetëm kontakte. Oferta e tij erdhi shumë vonë, sepse unë tashmë kisha vendosur t’i bashkohem PSG-së. Zgjedhja ime pas largimit nga Dortmundi ishte shumë e qartë, ishte diçka që vinte thellë nga brenda. Nëse jam me fat të kem një përvojë jashtë vendit, më duhet të provoj. Ishte e qartë për mua, familjen dhe stafin tim. Parisi është i veçantë dhe ishte befasi e bukur”, ka thënë Tuchel.