Tucheli: Chelsea, skuadër e lehtë për t’u mposhtur
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, ka folur për formën aktuale të skuadrës së tij dhe nuk duket aspak i lumtur.
Chelsea ka bërë dje një tjetër hap të gabuar, duke u mposhtur 2:1 nga Southampton.
Pas ndeshjes, Tucheli është shprehur i pakënaqur, duke thënë se skuadra e tij është skuadër e lehtë për tu mposhtur.
“Nuk e di nëse shqetësimi është fjala e duhur. Absolutisht nuk më pëlqen humbja, është hera e dytë këtë sezon dhe nuk mendoj se duhet shumë për të na mposhtur ne dhe kjo s’më pëlqen”.
“Është e lehtë të na vendosin jashtë balancës, për të na mposhtur, për të na bërë konfuz. Është shumë e lehtë. Ndodhi ndaj Leeds. Duhet ta kuptojmë dhe të gjejmë zgjidhjen”, ka thënë Tucheli.
Chelsea duhet të bëjë shumë punë për të mbajtur hapin me rivalët si Manchester City e Arsenal në këtë fillim sezoni.