Tucheli e ka besimin e PSG-së

26 mars 2019 | 11:03

Mediet në Francë raportojnë se Thomas Tuchel do ta zgjasë kontratën, pavarësisht faktit se Paris Saint-Germaini është eliminuar në Ligën e Kampionëve nga Manchester Unitedi.

Klubi parisien beson se trajneri aktual është një zgjidhje e mirë në afat të gjatë, andaj janë të gatshëm t’i besojnë atij. Madje raportohet se palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2021.

PSG-ja është në rrugë për ta fituar titullin tjetër të kampionatit të Francës dhe shpallja e vendimit për zgjerimin e bashkëpunimit me ekspertin gjerman pritet në ditët në vijim. Pos vazhdimit të kontratës, Tuchel do të ketë edhe rritje të dukshme në pagën e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se masakra ndaj…