Tucheli “harron Neymarin, lavdëron Di Marian  

30 shtator 2018 | 13:46

Paris Saint Germain në përballjen e fundit triumfoi 3-0 në fushën e Nice, me dy gola të Neymar dhe një gol të Nkunku, por për trajnerin Thomas Tuchel lojtari më i mirë në fushë ishte Angel Di Maria.

“Më pëlqen shumë Di Maria, e shoh si një dhuratë që e kam në ekip. E kam parë që më parë, kur luante për Real Madrid, ndaj e konsideroj veten me fat që e kam në skuadër, pasi e shoh çdo ditë në stërvitje, vlerësoj shumë aftësitë e tij. Tani është një lojtar i imi dhe gjithnjë luan për skuadrën. Është një lojtar që ndihmon dhe krijon shumë për të tjerët”, ka thënë Tuchel.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani dhe Drita do ta zhvillojnë derbin e radhës të…