Tucheli i zhgënjyer pas eliminimit: Ishte një padrejtësi
Trajneri Thomas Tuchel zhvilloi ndeshjen e fundit me Bayern Munich në Champions League, për fatin e tij të keq, nuk arrti t’i shkonte deri në fund, duke bërë që gjigandët gjerman, si rrallë herë të mbyllin një sezon me zero trofe.
“Jemi të zhgënjyer, por edhe të mërzitur për atë episod në fund të ndeshjes, që nuk ishte pozicion jashtë loje. Është e vështirë për t’u pranuar, ishim shumë pranë kualifikimit. Për të fituar kundër Real Madrid nuk mjafton vetëm fusha, duhet të fitosh që në dush. Për fat të keq ata na barazuar pas një gafe të atij që deri në atë momente ishte lojtari më i mirë në fushë, Neuer, më pas erdhi dhe një gabim dyshe kundër nesh, nga arbitri dhe anësori. Kjo nuk mund të pranohet. I kënaqur me paraqitjet e djemtë? Shumë, nuk është e lehtë të luash këtu. Nuk ishin perfekt, nuk jemi në finale, por dhamë gjithçka në fushë, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta pranojmë”, u shpreh Tuchel.