Tucheli: Nuk e prisja telefonatën e Bayernit
Thomas Tuchel e nisi në mënyrë të mrekullushme eksperiencën në krye të Bayern Munchen, pasi e mposhti Borussia Dotrmund (4-2) dhe rrëmbeu kreun në Bundesliga.
Tucheli e ka pranuar se nuk ka pritur telefonatë në klubi “bavarezëve”, por gjithçka ndodhi shumë shpejt.
“Fillimisht u habita, nuk e prisja të merrja detyrën e trajnerit në këtë periudhë. Kisha menduar për në verë, pasi nuk është se ndodhesha në bisedime me ndonjë ekip dhe kështu thashë të pushoj edhe për ca kohë. Më pas erdhi telefonata me drejtuesit e ‘bavarezëve’ dhe gjithçka u mbyll në mënyrë rrufe. Ndërsa ju jeni duke bërë plane, jeta ju sjell befasi dhe ja ku jemi, teknik i një prej klubeve më të mëdha në botë. Ky është vetëm fillimi, javë intensive na presin përpara”, ka thënë Tuchel.