
Tucheli për lëndimin e Mbappes: Nuk është koha të rrezikojmë shumë
01 nëntor 2020
| 12:48
Kylian Mbappe u zëvendësua pak para fundit të ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Nantes. Trajneri Thomas Tuchel bëri me dije se ky zëvendësim ndodhi për të parandaluar lëndimin e yllit francez.
“Mendoj se Mbappe nuk e ka nga lëndimi, por më shumë nga lodhja. Tani nuk është koha të rrezikojmë shumë. Shpresoj se nuk do të kemi më lëndime të tjera”, ka thënë Tuchel.
(Epoka e re)