Tucheli refuzon transferimin e Ronaldos te Chelsea
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka refuzuar transferimin e Cristiano Ronaldos këtë afat kalimtar të verës. Kështu ka raportuar të enjten gazetari italian, Fabrizio Romano.
“Thomas Tuchel ka vendosur kundër nënshkrimit të Cristiano Ronaldos, siç qëndrojnë gjërat. Jorge Mendes pati bisedime me Todd Boehly, por vendimi përfundimtar ka qenë gjithmonë në dorë të menaxherit”, ka njoftuar Romano në “Twitter”.
Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United këtë afat kalimtar të verës, derisa një nga destinacionet ishte përfolur te jetë Chelsea.
Thomas Tuchel has decided against Cristiano Ronaldo signing, as things stand. Jorge Mendes had talks with Todd Boehly but final decision has always been up to the manager. 🔵 #CFC
Chelsea are now focused on different deals – Tuchel isn’t keen on signing Cristiano. pic.twitter.com/Fa19FcPhNX
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 14, 2022