Tullat e Serbisë “shkatërrojnë” kompanitë në Kosovë
Heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës për blloqet e argjilës për ndërtim, të prodhuar në Serbi, do të ndikojë në zvogëlimin e sasisë së prodhimit të këtij produkti nga kompanitë vendore, thonë pronarë të disa kompanive prodhuese të materialeve ndërtimore.
Sipas tyre, me shfuqizimin e kësaj mase, blloqet me origjinë nga Serbia do hyjnë më lirë në tregun e Kosovës, për rreth 10 për qind të çmimit.
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar një vendim të vitit 2016, për masat mbrojtëse antidamping prej 0.02 centë për blloqet standarde 19x19x25 të importuara nga shteti i Serbisë.
Dampingu nënkupton importin e mallrave në Kosovë, me një çmim më të ulët të eksportit, sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm të destinuar për konsum në kushtet normale të tregut në vendin eksportues, shkruhet në investigimin e gazetares Nadie Ahmeti publikuar sot në REL
Shfuqizimi i kësaj mase për prodhuesit vendorë të materialeve ndërtimore, përveç zvogëlimit të sasisë së prodhimit, do ndërpresë edhe investimet e reja, thotë Ilir Dula, zëvendësdrejtor në kompaninë “Rizam Holding” në Prizren.
“Rizam Holding” aktualisht prodhon 12 milionë blloqe gjatë një viti dhe numëron 75 punëtorë.
“Ka ndikim negativ sepse po dëmtohemi, pasi Serbia ka subvencione nga shteti i vetë dhe ka mundësi që të prodhojë edhe për tregun e Kosovës. Me këto masa ne jemi mbrojtur. Tash me heqjen, neve na shkatërron investimet që i kemi bërë vetë, e mos të flasim për investime të reja. Normal që numri i blloqeve do të zvogëlohet sepse tregtari që ka depo materiali, furnizohet me çmime më të ulta dhe njerëzit i blejnë me çmim më të lirë, nuk i intereson prodhuesi”, tha Dula.
Çmimi i një blloku ndërtimor me shumicë, kushton rreth 22 centë, varësisht nga kompania prodhuese ndërsa më pakicë, deri në 25 centë.
Përveç, uljes së sasisë së prodhimit të blloqeve ndërtimore, rrezikohet edhe ulja e numrit të punëtorëve, thotë Ejup Maloku, pronar i kompanisë “Apollonia”.
Shkrimin e plote mund ta lexoni ketu