Tumbakoviq: Ja pse nuk e drejtova Malin e Zi ndaj Kosovës
03 korrik 2019
| 11:10
Ljubisa Tumbakoviq gjatë ditës së djeshme është bërë trajner i kombëtares serbe të futbollit. Strategu 66-vjeçar, i cili udhëhoqi për tre vjet kombëtaren malazeze, nuk kishte pranuar të drejtonte Malin e Zi kundër Kosovës.
Trajneri ka folur për herë të parë rreth rastit të muajit të kaluar duke treguar se pse e tradhtoi Malin e Zi. “Vendimi për mos e drejtuar ekipin malazez kundër Kosovës ishte lëvizje logjike dhe korrekte. Atë vendim e kam marrë vetë, nuk më ka shtyrë askush.
Koha do ta tregoj nëse kam të drejtë”, ka thënë Tumbakoviq. Më pas ai u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse do ta drejtonte Serbinë kundër Kosovës, duke thënë se për një gjë të tillë do të vendosë shteti.