Tumbakoviqi bojkotoi ndeshjen ndaj Kosovës, Serbia e shpërblen
01 korrik 2019
| 17:23
Federata Serbe e Futbollit ka emëruar ditën e sotme Lubisha Tumbakoviq si trajneri të ri të kombëtares.
66-vjeçari u shkarkua nga Mali i Zi muajin e shkuar, pasi bojkotoi përballjen ndaj Kosovës, të vlefshme për eliminatoret e Evropianit.
Ky bojkot erdhi për arsye “patriotike”, teksa tekniku serb arriti të bindte edhe disa futbollistë të tjerë që të mos aktivizoheshin. Tumbakoviq do të zërë vendin e Mladen Krstajiq i cili u shkarkuar pas humbjes turpëruese 5-0 ndaj Ukrainës.