Tuna u jep fund spekulimeve për ndarjen nga partneri
04 maj 2018
| 10:45
Kohët e fundit është përfolur se këngëtarja e njohur Tuna i kishte dhënë fund marrëdhënies me partnerin Patris Berisha, por ajo ka hedhur poshtë një gjë të tillë.
Për ditëlindjen e parë të djalit Tian ata kanë dalë të lumtur e të qeshur duke pozuar. Tuna ka publikuar një fotografi në rrjetin social në “Instagram” duke u dhënë fund thashethemeve.