Tuncay Bostanci emërohet trajner i KB Ponte Prizreni

13 korrik 2023 | 12:53

KB Ponte Prizreni është bërë me trajner të ri. Shef i shtabit teknik i klubit prizrenas është emëruar trajneri turk, Tuncay Bostanci

37-vjeçari i ka rrënjët shqiptare, por që familja e tij kishte emigruar nga Përmeti i Shqipërisë.  Bostanci ishte asistent-trajner në disa skuadra turke, ndërsa tash do ta ketë mundësinë të tregohet në Superligën e Kosovës.

Bostanci karrierën e ka filluar në vitin 2006 ku deri në vitin 2009 ishte asistent në Ted SK, pastaj nga viti 2009-2012 ishte përgjegjës dhe koordinator në Bahcesehir. Nga viti 2014-2018 ishte asistent trajner tek skuadra e famshme turke Bursaspor ku një periudhe kishin udhëhequr bashkë skuadrën Bursa me ish-trajnerin e Pejës, Shemsetin Bas. Asistent ishte edhe tek Sigortam që ka qenë pjesë e Superligës ndërsa si trajner i parë ka udhëhequr Harem SK, dhe se fundi nga viti 2021-2023 ishte trajner i skuadrës Uskudar Belediye që ishte pjesë e TBL2. Se shpejti do ta definojmë asistentin e trajnerit që do jetë zgjedhja e tij.

“Në të njëjtën kohë falënderojmë ish-trajnerin Edin Kerveshi për kontributin e dhënë edicionin që kaloi. Të njëjtën kohë i dëshirojmë shumë sukses në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrat e tij,…