‘Tupanxhiu’ ua kujton kryeqytetasve fillimin e muajit të Ramazanit (Video)
23 prill 2020
| 14:30
Lajmëtari-tupanxhiu ka filluar që në mëngjesin e hershëm në lagjet e kryeqytetit t’ua kujtojë agjëruesve se sonte është nata e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ndërsa këtij lajmëtari qytetarët nga ballkonet e banesave të tyre i hidhnin “sadakë” në qeset e plastikës.
Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ky gjest duhet të jetë pozitiv për të ruajtur distancën që në këtë muaj të bekuar të kemi zvogëlim të rasteve të infektuara me Covid-19.
Të gjithë besimtarëve ua urojmë fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës e të reflektimit, por edhe të dhënies së provave të pafundme të besimit në Zot!
Agjërim të lehtë!