![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/turan.jpg)
Turani emërohet trajner i Eyupsporit
14 prill 2023
| 14:48
Ish-futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Arda Turan, është zyrtarizuar si trajner i skuadrës Eyupspori që bën garë në Ligën e Parë të Turqisë.
Eyupspori është në pozitën e tretë me 57 pikë dhe synon të sigurojë vend në Superligën e Turqisë sezonin e ardhshëm.
Turan gjatë karrierës së tij futbollistike luajti për Galatasarayn, Barcelonën, Besaksehirin dhe Atletico Madridin.