Turani rrezikon 15 vjet burg
Arda Turan ishte përfshirë kohët e fundit në një grindje që e la yllin e muzikës pop, Berkay Sahin, me një hundë të thyer në një klub nate të Stambollit, me lojtarin që më vonë pretendonte se po nxirrte armën.
“Kam besim të plotë në drejtësi dhe se Arda Turan do ta vuajë dënimin e tij”, ka thënë avokati i Berkay në një deklaratë në Haberturk.
Gruaja e Berkaj, Ozlem Ada Sahin, ka deklaruar për ‘Haberturk’ se Arda kishte bërë komente sugjestive para se ta sulmonte më vonë bashkëshortin e saj. Mesfushori 31-vjeçar, i cili më parë ka luajtur për Atletico Madridin, thuhet se mori një armë në spital dhe i tha Berkayut se nuk ishte në dijeni se gruaja ishte bashkëshortja e tij. Kujtojmë se Arda Turan u dënua për 16 ndeshje në maj, pas goditjes së një gjyqtari.