Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona
12 nëntor 2024
| 18:22
Njëmbëdhjetë persona pësuan lëndime kur një aeroplan i aviokompanisë gjermane Lufthansa që po udhëtonte nga Buenos Aires në drejtim të Frankfurtit, u godit nga turbulencat mbi Atlantik.
“Për fat të keq, pesë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë pësuar lëndime të lehta”, tha për Reuters zëdhënësi i Lufthansa.
“Siguria e fluturimit nuk është rrezikuar për asnjë moment”, u tha ndër tjera nga kompania gjermane.