Turbullohet uji në Ujman, Fushë-Kosova përballet me ndërprerje
27 nëntor 2023
| 09:33
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit , Fushë Kosova do të përballet me reduktime të ujit të pijshëm.
Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, reduktimet do të jenë në oraret ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.
“Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës.Deri atëherë situata mbetet e njejtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, thuhet në njoftim.