Turistët duhet të paguajnë 1 000 dollarë për të hyrë në ishullin e dragonjve
02 tetor 2019
| 10:56
Ishulli indonezian i Komodos, shtëpia e dragoit Komodo, nuk do të mbyllet për turistët vitin e ardhshëm. Por autoritetet kanë menduar vendosjen e një skeme anëtarësie prej 1 000 dollarësh.
Në korrik u njoftua se ishulli do të mbyllej në janar për t’i mbrojtur dragonjtë dhe habitatin e tyre. Por qeveria njoftoi se do ta vendoset skema e anëtarësisë.
Aktualisht turistët paguajnë rreth 10 dollarë për të hyrë në ishull.