Turistët e lyejnë me bojë të kuqe, majmuni përjashtohet nga fisi (Foto)
09 prill 2019
| 12:44
Një majmun, i cili ishte lyer me bojë të kuqe nga njerëzit, është parë i vetmuar pasi fisi i tij e ka mohuar atë.
Majmuni ishte lyer nga një vizitor në kopshtin botanik, Renshan, në qarkun lindor të Tajvanit.
Besohet se majmunët e tjerë nuk duan të kenë tashmë asnjë lidhje me të. Lu Cheng-lin, i cili ishte duke ecur në park, ka thënë se fillimisht mendonte se kafsha ishte një specie e kuqe.
Por gjatë inspektimit më të afërt me lentet e kamerës, ka kuptuar se ai ishte lyer me bojë të kuqe. “Dukej i trishtuar dhe i vetmuar”, ka thënë Lu.
Ekspertët besojnë se majmuni mund të ketë pësuar për shkak të sulmit nga turistët.