Turistët në Antalya shijojnë në të njëjtën ditë detin dhe borën
23 dhjetor 2018
| 14:56
Antalya, një nga destinacionet turistike më të njohura në Turqi, po edhe më gjerë, ua ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar katër stinë brenda një dite, raporton AA.
Plazhi i njohur Konyaalti, perla e Antalisë, edhe në muajt e fundit të vitit tërheq turistë të huaj që duan t’i shijojnë rrezet e diellit dhe detin në dhjetor. Në të njëjtën kohë, në malin Tahtali, 2 365 metra i lartë dhe rreth një orë larg, vizitorët kanë mundësi ta shijojnë edhe borën.