Turistët nuk e njohin mbretëreshën britanike, i bëjnë një pyetje qesharake
Një grup turistësh amerikanë e kanë takuar rastësisht mbretëreshën britanike derisa ajo shëtiste në rezidencën e saj skoceze Balmoral dhe nuk e kanë njohur atë.
Grupi amerikan filloi të bisedonte me 93-vjeçaren, e cila mbante në kokë një shami dhe e pyeti nëse jetonte aty afër. Sipas njërit prej ish-oficerëve të saj mbrojtjes, grupi nuk e kishte idenë se më kë po flisnin dhe madje e pyetën nëse e kishin takuar ndonjëherë mbretëreshën.
Richard Griffin, i cili ka qenë përgjegjës për sigurinë e mbretëreshës për më shumë se 30 vjet, i tha “The Times” se monarkja me shaka u përgjigj duke thënë: “Jo, por ky polici e ka parë,”.
Mbretëreshës i pëlqen të jetojë si në njeri i thjeshtë kur ndodhet në rezidencën e saj Balmoral, të cilën viziton çdo verë. Prona 50 000 hektarë është pronë e familjes mbretërore që nga viti 1852.