Turistët nxitojnë të ngjiten në shkëmbin e shenjtë Uluru para mbylljes së përhershme
27 tetor 2019
| 13:03
Turma të mëdha të njerëzve kanë nisur ngjitjen në Uluru të Australisë në ditën e fundit para se të ndalohet ky aktivitet. Uluru konsiderohet vend i shenjtë për banorët indigjenë, Anangu, të cilët u kanë kërkuar një kohë të gjatë turistëve të mos ngjiten. Vetëm 16 për qind e vizitorëve janë ngjitur në këtë shkëmb në vitin 2017, kur edhe është njoftuar për ndalimin, mirëpo ky aktivitet është shpeshtuar javët e fundit.