Turistët që u gjendën të vdekur në Meksikë, u qëlluan me plumba në kokë
06 maj 2024
| 08:01
Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet.
Vëllezërit australianë Jake dhe Callum Robinson, 30 dhe 33 vjeç, dhe shoku i tyre amerikan Jack Carter Rhoad, 30 vjeç, u zhdukën më 27 prill ndërsa ishin në një udhëtim surfing në Ensenada, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të afërmit e tre burrave identifikuan trupat e tyre të dielën pasi udhëtuan në Meksikë për të ndihmuar autoritetet, tha një prokuror i shtetit.
Zyrtarët besojnë se burrat u sulmuan teksa po përpiqeshin të shmangnin një tentativë vjedhjeje të kamionit të tyre.