Turistja gjermane pëson aksident në majën e Hajlës, shpëtohet nga ekipi i Shpëtimit Malor
21 korrik 2024
| 21:31
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar për një operacion të suksesshëm shpëtimi të një turisteje gjermane që kishte pësuar aksident në bjeshkët e Kosovës, pranë kufirit me Malin e Zi.
Rreth orës 13:00 të së dielës, ShKShMK pranoi një thirrje emergjente për një aksident në majën e Hajlës, një zonë e njohur për bukuritë e saj natyrore dhe terrenet sfiduese për alpinistët dhe turistët.
Sipas njoftimit, një turiste nga Gjermania kishte pësuar lëndim në këmbë gjatë një ecjeje malore.