Turistja polake: E dua Shqipërinë, të fitojë më i miri

10 shtator 2023 | 15:46

Atmosfera në Tiranë para sfidës Shqipëri-Poloni po shoqërohet me shumë pozitivitet. Kryeqytetin kanë zgjedhur ta vizitojnë një grup turistësh polakë.

Nga pedonalja e Tiranës, një guidatore polake të grupit ka thënë se “e do Shqipërinë” teksa kjo shihet qartë dhe në një kapele që ajo ka zgjedhur të vendosë, pikërisht me simbolet e flamurit kuqezi.

“Ne jemi këtu çdo javë, të dielave udhëtojmë drejt Shqipërisë, Tiranës, Krujës dhe Beratit. Unë kam një grup turistësh polakë që vijnë këtu për pushime. Unë jam polake, por ju mund ta shikoni që unë e dua Shqipërinë. Unë do t’i mbaj gishtat e kryqëzuar për të dy skuadrat. Të fitojë më i miri”, thotë guidatorja polake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të përballet me Poloninë në sfidën më të…