
Turizmi botëror humbi 320 miliardë dollarë
28 korrik 2020
| 15:47
Pandemia e koronavirusit të ri shkaktoi humbje prej 320 miliardë dollarësh për turizmin botëror në periudhën nga janari deri në maj, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, njofton korrespondenti i MIA-s.
“Kjo është tre herë më shumë sesa humbjet e regjistruara në të ardhurat e turizmit botëror gjatë krizës ekonomike në vitin 2009”, vlerëson organizata, e cila punon nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara në Madrid.