Turizmi në Shqipëri nuk funksionon pa kosovarët

07 gusht 2024 | 17:46

Shkruan: Enis Veliu

Se shqiptarët e Kosovës do t’ia kthejnë shpinën turizmit në Shqipëri, këtë askush nuk e ka pritur, por që pronarët e hoteleve, por edhe të resorteve turistikë në Shqipëri do të kripin çmimet edhe për shqiptarët e Kosovës, edhe këtë askush nuk e ka pritur.

Pandemia COVID 19, si dhe liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës ishin dy sprova shumë të mëdha për pronarë të bizneseve të hoteleve dhe resorteve turistike në Shqipëri.

Në rastin e parë shqiptarët e Kosovës kaluan testin me notën 10, deri sa në rastin e dytë pronarët e resorteve dhe hoteleve ranë nga provimi, pra morën notën 5, në disa raste edhe më të ulët, e ata që meritojnë notën 10 me yll janë shumë pakë. Një dorë mjafton për t’i numëruan në gjithë Shqipërinë.

Ndonëse nuk është ndonjë e kaluar e largët, pra kanë kaluar vetëm 3 vite kur Pandemia COVID 19 mbylli gjithçka. Të gjithë kishin problemet e tyre. Disa kishin mungesë të ushqimeve, disa të parave, disa probleme të theksuara shëndetësore, e ngarkesa psikologjike, e në atë kohë ishte vetëm një person në Kosovë që mendonte për turizmin. Pra, ai mundohej për hapjen e kufijve të mbyllur për herë të parë që nga përfundimi i luftës së Kosovës.

Ruzhdi Kurtishaj në atë kohë kryetar i Kuvendit në Oden Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe njeherit pronar i kompanisë më të madhe turistike në vend “Sharr Travel”. Ky me tërë qenien ishte angazhuar në hapjen e kufijve dhe fillimit të një sezoni të vonuar turistik.

Ai këtë mision ia kishte vendos vetës. Tanë ditën takime për vetëm një qëllim rifillimin e jetës pas një izolimi disa mujor.

Pas një angazhimi dhe pune maratonike Kurtishaj fitoi betejën. Kufiri u hap dhe si duket se rifilloi jeta.

Në atë kohë në masa rigoroze sigurie siç e parashihte protokolli shëndetësor një autobus i kompanisë Sharr Travel me gazetar nga Kosova thuajse ishte grupi i parë i “turistëve” nga Kosova që po shkelnin në Shqipëri në kohën e kulmit të “luftës” me COVID 19.

Qëllimi dihej, krijimi i një opinioni publik se në Shqipëri mund të bëni plazh, pavarësisht së në atë kohë spitalet e Kosovës dhe Shqipërisë ishin përplot me të sëmurë nga COVID 19.

Në atë kohë gazetarët bashkë me Kurtishaj arritën në mbrëmje në hotelin Rafaelo në Shëngjin. Aty ishim të vetmit, pra nuk kishte njeri tjetër. Pavarësisht se sezoni turistik ish dashur të fillojë prej kohësh, në plazh nuk kishte asnjë njeri të vetëm, madje as banorë lokal që jetojnë buzë plazhit.

Filluan raportimet e shumta nga Shëngjini, Durrësi, Vlora deri në Sarandën e bukur edhe pse pakë të largët për ne.

Kurtishaj në atë kohë nga politikanë të kohës e pronar të resorteve u shpall ambasadorë i turizmit, e neve gazetareve na shpërblyen me mirënjohje dhe falënderimet të shumta.

Pra, pas raportimeve tona hotelet hapen dyert dhe shumë shpejt u mbushën 100 % më turistë nga Kosova. Atë askush nuk e priti madje edhe pronaret e hoteleve që ishin pranë bankrotit.

Shumica prej tyre falënderimet i manifestonin në forma të ndryshme, por që atë natë në mbrembje thuajse u harrua gjithëcka.

Në atë kohë dorën në zemër çmimet ishin reale, trajtimi vllaznor, por çuditërisht kjo nuk zgjati shumë.

Hotelet që promovuam në kohë “lufte” nuk patëm shumë mundësi t’i shijojmë, sepse na i zunë polaket, çekët e qytetar të kombeve tjera.

Brenda një kohë të shkurtër të krijohet bindja se ndërroi edhe krejtësisht historia. Në hotelet ku kumbonte muzika shqipe u zëvendësua me atë polake, madje në disa raste edhe muzika serbe dëgjohet në kupë të qiellit.

Në kosovaret këtë e shohim me sy shumë të keq, ama vëllezërit tonë, pronar të resorteve dhe hoteleve këtë e kthyen në normalitet.

Pandemia COVID 19 morri fund, puna, sakrifica e Kurtishajt, qytetareve të Kosovës u harrua dhe filloi një epokë krejtësisht tjetër.

Qytetarët e Kosovës përfundimisht nuk ishin më prioritet për turizëm. Disa pronar të hoteleve dhe resorteve filluan të thoshin se kosovaret po hanë shumë, disa po keqpërdorin ushqimin, disa thoshin se kosovaret po vjedhin peshqir. Në atë kohë këto akuza në disa raste i morëm edhe si të mirëqena pasi që nuk kishte mundësi verifikimi, por pakë më vonë kuptuan se këto u përdoren vetëm si pretekst për të krijuar murin mes shqiptareve të Kosovës dhe pronar të hoteleve dhe resorteve turistike ne Shqipëri.

Shumica e hoteleve në atë kohë ku kosovaret ishin mësuar të pushonin kishin shitur hapësirat e tyre për agjenci polake, e disa hotele të dorës së dytë e të tretë mbeten për kosovaret edhe pse dorën në zemër ne klasifikohen si turistë të dorës së parë.

Por, edhe këta kur bënin ndonjë kontratë me polakëk, kosovaret i përjashtonin menjëherë. Alternativa e vetme masive mbeti pakë veriu i Shqipëri që përkundër kërkesave, këta e ruajtën burrërinë, Durrësi ruajti sadopakë një farë neutraliteti, deri sa jugu i Shqipërisë të krijohej bindja së shfaqi një urrejtje për shqiptarët e Kosovës, pasi që ata për dallim nga Durrësi që u kënaqen me polaket, vlonjatët morën në “shtrat” Ukrainasit, por fatkeqësisht kjo kënaqësi zgjati shumë shkurt.

Me 1 janar të këtij viti për shqiptarët e Kosovës filloi procesi i liberalizimit të vizave. Në muajt e parë disa për herë të parë dolën jashtë vendit duke vizituar familjaret e tyre në Evropë, por kur temperaturat u ngritën në fillim të majit e qershorit shqiptarët e Kosovës u orientuan krejtësisht drejtë Shqipërisë.

Në atë kohë hotelet nuk kishin polak dhe çmimet ishin të arsyeshme. Por, dallimi dhe përjashtimi ndodhi në korrik. Çmimet për kosovar u dyfishuan nga hotelet, polaket përmes agjencive të tyre paguajnë çmime 40 % më të lira se sa kosovarët që paguajnë direkt në hotel për disa dhoma që atyre iu kanë mbetur dhe natyrisht se shqiptarët e Kosovës duhet të gjejnë alternativa për të kaluar pushimet mirë e lirë qysh dikur për ne ishte Shqipëria.

Disa ia mësynë Bullgarisë, disa Kroacisë, disa Turqisë e këtë dobësi të vëllezërve tanë shqiptarë më së miri e shfrytëzuan biznesmenët grek. Këta kishin përvojë nga koha kur kishin bankrotuar turizmin në Bullgari.

Testin më çmime të kripura fatkeqësisht sivjet nuk e kaluan shumë resorët e hotele në gjithë Shqipërinë. Ato që nuk punojnë me agjenci të huaja nuk kanë arritur të shfrytëzojnë kapacitetet që në disa raste janë investuar për to dhjetëra miliona, e ata që punojnë më polakë tre muaj të verës i kanë si muaj të mjaltit.

Është momenti kur në fund të këtij muaji, pra në përfundim të sezonit veror pronaret e hoteleve dhe resorteve të reflektojnë të kthejnë çmimet normale, të rikthejnë qytetarët e Kosovës, sepse turizmi në Shqipëri nuk funksionin pa shqiptarët e Kosovës.

Korrigjimi i gabimit më kohë është i riparueshëm, e dëmet nga bojkoti i shqiptareve të Kosovës janë të pariparueshme, kjo është dëshmuar me Bullgarinë e dashtë zoti të mos ndodh me Shqipërinë.

Si vëllezër që jemi duhet të falim njeri tjetrin dhe të rifillojmë jetën sikur në vitin 2020 atëherë kur nevoja dhe kërkesa për ndihme për njeri tjetrin ishte me e madhe se çdo herë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 08.08.2024 Punime të…