Turizmi në Shqipëri, Topuzi: Prenotimet kanë rënë, presim turistë nga zonat shqipfolëse
Kryetari i shoqatës se Hoteleri-Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi i ftuar në Euronews Albania foli mbi pasojat që ka pësuar sektori i turizmit në vendin tonë, për shkak të pandemisë.
Topuzi ka thënë në vitin 2020 pati 60% më pak turizëm krahasuar me vitin 2019, ndërsa është prekur i gjithë sektori i turizmit.
“Shqipëria arriti të sigurojë më pak se 60% të turizmit në krahasim me 2019. Goditja ka qenë në të gjithë sektorin e turizmit”, u shpreh Topuzi.
Sipas Topuzi gjendja e turizmit nuk ka shfaqur ende shenja përmirësimi në vendin tonë, pasi prenotimet vijojnë të zbresin.
“Prenotimet janë pothuajse të mbyllura. Vazhdojnë të zbresin prenotimet, edhe pse ngrihen në fundjava”, u shpreh kryetari i shoqatës së Hoteleri-Turizmit.
Zak Topuzi u shpreh se këtë vit, një faktor ndihmues do të jetë vaksinimi i të gjithë stafit të industrisë së hoteleri-turizmin, gjë që do të shërbejë si garanci për vizitorët vendas apo të huaj.
“Vaksinimi është një nga elementet bazë ku duhet të mbështetet industria e turizmit, pasi ka një garanci është e vështirë të thyhet frika nga pandemia. Vaksinimi i punonjësve të turizmit jep një garanci maksimale për ata që duan ta vizitojnë Shqipërinë”, u shpreh kryetari i shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri.
Topuzi tha se ashtu siç sipas tij po ndodh në Evropë, edhe në vendin tonë do të funksionojë turizmi vendas, ndërsa premtuese janë edhe vizitat nga zonat shqipfolëse.