Turizmi rrit ndjeshëm trafikun në Shqipëri
04 janar 2024
| 22:17
Rritja e ndjeshme e turizmit ka ndikuar padyshim në rritjen e numrit të mjeteve në lëvizje dhe trafikut rrugor në Shqipëri.
2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar, duke i shtuar trafikut rrugor 30,034 mjete në ditë në qarkullim.
Nga statistikat e Policisë së Shtetit për vitin që lamë pas thuhet se flota aktive e mjeteve vendase dhe të huaja në total llogaritet në 897,833 mjete, ose 51% më shumë krahasuar me vitin 2018, raporton Tch.
Po ashtu, sa i përket aksidenteve rrugore numrit është ulur me -22.4%. Edhe numri i viktimave nga aksidentet rrugore është ulur me 10.3% me ulje të indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete me -41.7%.