Turizmi vullkanik, një fenomen i ri shqetësues
23 dhjetor 2018
| 14:56
Turistët në kërkim të adrenalinës po rrezikojnë veten dhe po pengojnë shërbimet e emergjencave duke iu drejtuar vullkaneve kur ata shpërthejnë.
Një raport nga shoqëria mbretërore gjeografike paralajmëron për rreziqet në rritje të shkaktuara nga turizmi vullkanik. Autoritetet e emergjencave në vende si Islanda, tani po përballen edhe me fluksin e turistëve që derdhen atje për të parë nga afër një shpërthim vullkani.
Studimi thotë se turistë të tillë nuk e kuptojnë seriozitetin e rrezikut.