Türkiye shënon 101-vjetorin e themelimit të Republikës

29 tetor 2024 | 08:56

Festa kombëtare, Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.

101-vjetori i shpalljes së Republikës së Türkiyes po shënohet me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta, raporton Anadolu.

Me rastin e 101-vjetorit, presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan publikoi një mesazh, ndërkaq gjatë ditës do të kryesojë delegacionin që do të vizitojë Anıtkabirin, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Türkiyes, Mustafa Kemal Atatürk.

Në mesazhin e tij, Erdoğan mes tjerash tha: “Na kanë mbetur pengesa të pakta për të kapërcyer dhe probleme të pakta për të zgjidhur në mënyrë që të arrijmë të ardhmen e ndritur që e quajmë Shekulli Türkiyes”.

Festa kombëtare, Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923. Republika u shpall nga Mustafa Kemal Atatürk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Türkiyes moderne.

Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet nga një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, por edhe në përfaqësitë e Türkiyes në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se Kosovës i…