TURKOS dhe KOSDER nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Gjatë vizitës disa ditore që po zhvillohet në Kosovë nga një grupë biznismenësh nga Turqia, sot me një ceremoni të veqantë u nënshkrua marrëveshja për bashkpunim mes dy organizatave të Kosovës dhe Turqisë.
Organizat për Bashkpunim Ekonomik në mes të Kosovës dhe Turqisë – TURKOS të cilën e pëfaqësoi kryetari i Bordit z. Faton Hasani dhe Shoqata Ekonomike dhe Kulturore nga Bafra – Samsun KOSDER e cila u përfaqësua nga kryetari, Avokati z.Yonuz Gün.
Të dy organizat do të punojnë bashkë që edhe në Kosovë nga sikur në vendet fqinje të sjellin sa më shumë investime nga Turqia posaqërisht në prodhim hapjen e fabrikave dhe veprimtarive tjera biznesore dhe në këtë mënyrë të punësohen të rinjet e vendit tonë dhe të kontribohet në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Do të bashkpunohet ngushtë me të gjitha organizata që kanë të njëjtin qëllim dhe po ashtu do të ketë kordinim të plotë me autoritet qeveritare të dyja vendeve dhe autoritetet komunale por edhe parlamenteve respektive të dyja vendeve për të adaptuar urgjentisht ligjet që krijojnë fasilitetet e nevojshme për investime nga Turqia.
Ditët dhe javët në vijim do të vazhdojnë vizitat e delegacioneve tjera nga Turqia.