Turnbull largohet nga pozita e kryeministrit të Australisë
Scott Morrison pritet të emërohet kryeministër i ri i Australisë, pasi Malcom Turnbull është detyruar të largohet nga zyra, në një garë tejet të ashpër për pushtet.
Turnbull ka qenë nën presion për shkak të votave të pamjaftueshme, derisa gjithë procesin e ka përshkruar si “kryengritje” nga ligjvënësit konservatorë.
Morrison ka fituar 45 vota në krahasim me ish-ministrin e Brendshëm, Peter Dutton, i cili më parë ishte cilësuar kërcënimi më i madh për Turnbull.
Turbull bëhet kryeministri i katërt australian në këtë dekadë që largohet nga pozita.
“Ka qenë privilegj të jem lider i këtij kombi të mrekullueshëm. E dua Australinë. I dua australianët”, ka thënë ai të premen.
Javën e kaluar një mosmarrëveshje për politika të energjisë ka nxitur tensionet afatgjata në mes të Turbull dhe krahut të majtë të partisë së tij.
Ai është përballur edhe të martën me një sfidë për pushtet të cilën e ka tejkaluar, derisa Morrison e ka sfiduar Turnbullin kur ai ka humbur aleatët kyçë.
Pasi një shumicë e ligjvënësve kanë pretenduar se udhëheqësia ka “rënë” ai është pajtuar të largohet nga pozita.