
Turneu ‘Ejup Statovci’ në futsall organizohet për pavarësi
15 shkurt 2023
| 13:20
Në përvjetorin e 15-të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe 53 vjetorin e themelimit të UP-së, së bashku me Këshillin Studentor të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës organizon turne në futsall.
Turneu “Ejup Statovci”, që tashmë është shndërruar në tradicional, do të mbahet në Ditën e Pavarësisë, me datë 17 shkurt 2022, me fillim nga ora 09:00, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së. Turneu organizohet për femra dhe meshkuj.
Për të u bërë pjesë e turneut, paraqit ekipin tënd në vegzën në vijim: https://fsunk-kos.org/index.php/aplikimi/