Turniri humanitar bën bashkë Halil Kastratin, Kreshnik Ibrahimin e Bekim Zogajn
21 qershor 2023
| 00:07
Qendra Kulturore Shqiptare në Reutlingen ka njoftuar se do të organizojë një turnir humanitar në futboll të vogël.
Turniri do të organizohet më 25.06.2023.
Mysafir special të turnirit do të jenë humanisti i njohur, Halil Kastrati, aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi dhe gjyqtari i njohur Bekim Zogaj.
Të gjitha të hyrat nga ky turnir do të dhurohen për bamirësi.
“Qendra kulturore Shqiptare Reutlingen dhe rrethinë, ju dëshiron çaste të këndshme gjatë turneut humanitar e cila mbahet me datën 25.06.2023 prej orës 08:00 në Zittelstatt.1 72574 Bad Urach” thuhet në njoftimin e Shoqatës.
Në foton e mëposhtme mund t’i shihni të dhënat e nevojshme për këtë turnir.